Paris 2024/ Dy gjysmëfinale për femra, spikat Brazil- Spanjë
Pas përcaktimit të finalisteve të futbollit të meshkujve në Lojrat Olipmike ‘Paris 2024’ (Francë-Spanjë), sot është radha e dy gjysmëfinaleve femra.
Në orën 18:00 zhvillohet dueli SHBA- Gjermani ndërsa në 21:00 sfida e ‘Velodrome’ mes Brazilit dhe Spanjës.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës vijnë në këtë ndeshje pasi kaluan në shtesë (1-0) Japoninë teksa Gjermania falë fitores me penallti përballë Kanadasë (0-0 në 120′).
Nga ana tjetër Brazili mundi Francën 0-1 ndërsa Spanja për pak sa nuk u surprizua në çerekfinale nga Kolumbia. Për statistikë deri në të 79′-ën kolumbianet udhëhiqnin 0-2. Më pas kampionët e Botes shënuan dy herë me Hermoso dhe Paredes për të zgjidhur kualifikimin nga penalltitë (4-2).
Paris 2024/ Futboll, sot gjysmëfinale femra:
SHBA- Gjermani 18:00
Brazil- Spanjë 21:00/Sportiim.al/