E pazakontë, Real- Barça u rrezikua nga rrufetë
Një ngjarje e pazakontë, të paktën për ata që janë mësuar të ndjekin ndeshjet evropiane të futbollit, është ajo që ndodhi në ndeshjen e luajtur në Shtetet e Bashkuara mes Real Madridit dhe Barcelonës, të fituar nga Blaugrana 2-1.
Stadiumi MetLife, një impiant i vendosur në East Rutherford në Nju Xhersi. Ndeshja u ndërpre për shkak të goditjes së rrufesë pranë objektit.
Protokolli i sigurisë i organizatës është i qartë: “Nëse rrufeja godet brenda një diametri prej 8 miljesh (13 kilometrash), ndeshja pezullohet dhe të dy ekipet dhe spektatorët duhet të strehohen.
Ndeshja do të rifillojë vetëm nëse kalojnë 30 minuta pa u shfaqur rrufe brenda kufijve të lartpërmendur. zonë.” Gjatë ndeshjes pati një paralajmërim të fortë stuhie në Nju Xhersi, kështu që në minutën e 12-të ndeshja u ndërpre dhe lojtarët duhej të ktheheshin përkohësisht në dhomat e zhveshjes.
Ndërkaq Policia e Nju Xhersit për të gjithë të pranishmit në stadium, lëshoi mesazhin ku thuhej: “Mesazhi për sigurinë publike, Stadiumi MetLife, nga Policia e Shtetit të Nju Xhersit. Për sigurinë tuaj, ju kërkojmë të lini zonat e jashtme dhe fushat dhe strehohuni brenda strukturës për shkak të motit të keq”.