Sherri debuton me Kaljarin, 20 minuta në miqësore

Debuton Alen Sherri me Kaljarin, skuadrën e Serie A me të cilin u bashkua vetëm pak ditë më parë.

Shkodrani u hodh në fushë nga trajneri Davide Nikola në minutën e 70′ në duelin e sotëm miqësor të sardëve ndaj Katanxaros me të cilin fituan 2-0.

26 vjeçari shqiptar zuri vendin e Skufet në portë duke zyrtarizuar minutat e para me skuadrën e re. Performanca e tij ishte e mirë duke ruajtur rrjetën të paprekur deri në sinjalin e fundit të ndeshjes./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!