Ranking UEFA e 4 sezonëve, Siti i pari

Organizata europiane e futbollit UEFA ka publikuar renditjen më të fundit të klubeve evropiane.
Në fakt renditja përcaktohet nga performanca e arritur e klubeve në pesë sezonet e fundit të UEFA Kupave, por pasi sezoni i ri 2024/2025 tashmë ka filluar janë marrë parasysh katër sezonet e fundit.
Në vend të parë është skuadra e Mançester Sitit e Pep Guardiolës me koeficientin 123,000. I dyti është fituesi aktual i Champions League, Real Madrid (119,000), dhe në vendin e tretë është Bajern (108,000).
Në dhjetëshen e parë janë edhe Liverpul, Roma, PSG, Vijarreal, Borusia Dortmund, Çesli dhe Inter./Sportiim.al/