Finalja e ‘Euro 2024’, tifozët zgjedhin 11-in ideal

Të gjithë me vëmendje maksimale te finalja e Berlinit teksa këtë të diel ora 21:00, Spanja dhe Anglia do të vendosin se kush do të jetë fituesi i turneut më të madh në Europë për edicionin e 17-të në histori.
Paralelisht me seancat përgatitore, deklaratat në kampet respektive interesant janë dhe anketimet e fansave për 11 më të mirë që sipas tyre kombinohet në një formacion të vetëm.
Në këtë votim virtual, Spanja prezantohet me 7 lojtarë ndërsa Anglia me 4-ër. Për ekipin e Luis de la Fuente listohen Rodri (më i votuari me 87%) Jamal, Uilliams, Kukureja,Laporte, Naço dhe Unai Simon. Formacioni anglez prezantohet me Kejn,Belingam,Rajs dhe Uolker./Sportiim.al/