Holanda jashtë, Uotkins dërgon Anglinë në finale

Euro2024, gjysmëfinale:
Holandë – Angli 1-2 (Simons 7’/ Kejn pen 18′, Uotkins 90′)
Anglia është në finale. Përmbysje drithëruese në të 90′-tën përballë Holandës dhe gjithçka e konfirmuar. Spanjë – Angli do të jetë finalja e madhe e Euro 2024
Të parët gjetën avantazhin holandezët. Një supergol i Simons u regjistrua në minutën e shtatë duke ndezur entuziasmin vetëm pak minuta. Shumë shpejt u rikthye dhe baraspesha nga Kejn dhe 11-metërshi i tij i saktë.
Më pas vijon presioni lart i skuadrës angleze e cila kishte thuajse 3 vite që nuk podhonte aq shumë lojë të shpejtë e raste. Megjithatë fraksioni i parë u mbyll 1-1.
Ndërkohë gjatë pjesës së dytë është Holanda e cila vjen e tjetërsuar nga dhomat e xhveshjes. Nis të kontrollojë e dominojë për disa minuta teksa zhurma shpërthen në frymën e fundit. Uatkins teksa mori vendin e Kejn rezultoi heroi i sfidës për anglezët që përmnysën atëherë kur askush nuk e priste e aq më tepër holandezët.
E pamjaftueshme koha në dispozicion për të ndryshuar fatet e këtij takimi që dërgon në Berlin për finalen e 14 korrikut kombëtaren angleze. Holanda në shtëpi…/Sara Gjidiaj/