Egnatia në duelin epik, Struga në Bratislavë

Nisi dje turi i parë paraeliminator i Ligës së Kampionëve të skuadrave shqiptare. Ballkani i Ilir Dajës u impenjua 1-2 ndaj maltezëve të Santa Koloma duke hedhur një hap të madh kualifikimi ndërsa Deçiç Tuzi i mund thellë nga uellsianët e Nju Saints 3-0.
Sot radha e debutimit të Egnatias në këtë kompeticion por dhe e Struga Trim&Lum. Rrogozhinasit do të përballen me dy takime me boshnjakët e Borac Banja Luka. Një skuadër e cila gjëndët në krahinën e Bosnjës me shumicë serbe.
Në anën tjetër, Struga në ndeshjen e parë, përballet në transfertë me Slovan Bratislavë.
Sot:
Borac Banja Luka-Egnatia 21:00
Slovan Bratislavë- Struga 19:00
Luajtur dje, vajtje:
UE Santa Koloma – Ballkani 1-2
Nju Saints-Deçiç Tuzi 3-0