Ballkani fiton me përmbysje, Deçiç e nis keq…

sportiim2

Kualifikueset e Champions League kanë marrë udhë ditën e sotme ku dhe kampionët e Kosovës debutuan përballë atyre të Andorrës. Ballkani siguroi në limite fitoren me përmbysje përballë Santa Kolomës.

Ishin vendasit ata që kaluan të parët në avantazh teksa të besuarit e Ilir Dajës barazuan falë një penalltie të ekzekutuar saktë nga Emerllahu. Për fitoren mendoi Karrica që i dërgon kosovarët me një armë plus në përballjen e 16 korrikut.

Sakaq, debutuesit absolutë të Deçiç Tuzit në këtë kompetocion, e nisën me një humbje të thellë ndaj TNS (Uells) në shifrat 3-0. Duket se aventura në Champions do përfundojë shpejt për malazezët që fituan për herë të parë një titull kampion.

Nesër do të jetë dhe radha e kampionëve të Shqipërisë. Egnatia luan provën e parë në transfertë përballë skuadrës nga Bosnje Hercegovina, Borac Banja Luka me start në 21:00.

Champions League, kualifikuese:

UE Santa Koloma – Ballkani 1-2 FK Panavezis – Helsinki 3-0 Hamrun Spartans – Linkoln Red Imps 0-1 TNS – Deçiç Tuzi 3-0 Rejkjavik – Shamrok Rovers 0-0 Virtus Akuaviva – FCSB 1-7 /Sara Gjidiaj/

?>