Peposhi nga Erzeni te Teuta, te durrsakët edhe Marku

Klubi i Teutës njoftoi sot se ka afruar Ardit Peposhin. Mbrojtësin anësor i cili në dy sezone ishte pikë e fortë e Erzenit. Sidoqoftë Teuta ka afruar edhe shkodranin Antonio Marku. Një tjetër mbrojtës me tipare të mira.

Njoftimi i Teutës për zyrtarizimin e Ardit Peposhit.

Mirësevjen Ardit Peposhi!

Klubi i Futbollit Teuta njofton afrimin e parë të merkatos së verës, duke rikthyer në Durrës mbrojtësin Ardit Peposhi! Mbrojtësi 30-vjeçar bashkohet me Teuten pasi, ishte pjesë e Erzenit në sezoni e fundi. Pas arritjes së marrëveshjes dhe zyrtarizimit të bashkëpunimit, Peposhi, nga sot është bashkuar me skuadrën në Durrës ku po zhvillohen përgatitjet për sezoin e ri 2024/2025

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!