Peposhi nga Erzeni te Teuta, te durrsakët edhe Marku

Klubi i Teutës njoftoi sot se ka afruar Ardit Peposhin. Mbrojtësin anësor i cili në dy sezone ishte pikë e fortë e Erzenit. Sidoqoftë Teuta ka afruar edhe shkodranin Antonio Marku. Një tjetër mbrojtës me tipare të mira.
Njoftimi i Teutës për zyrtarizimin e Ardit Peposhit.
Mirësevjen Ardit Peposhi!
Klubi i Futbollit Teuta njofton afrimin e parë të merkatos së verës, duke rikthyer në Durrës mbrojtësin Ardit Peposhi! Mbrojtësi 30-vjeçar bashkohet me Teuten pasi, ishte pjesë e Erzenit në sezoni e fundi. Pas arritjes së marrëveshjes dhe zyrtarizimit të bashkëpunimit, Peposhi, nga sot është bashkuar me skuadrën në Durrës ku po zhvillohen përgatitjet për sezoin e ri 2024/2025