Sot/ Nis faza me eleminim direkt, Zvicëra sfidon Italinë, Gjermania gjën Danimarkën

Euro 2024/ Zvicër- Itali i paraprin ndeshjeve të turit që vlen një vend në çerekfinalet e Kampionatit Europian, Gjermani 2024. Këtë pasdite (18:00) në fazën e me eliminim direkt, kjo përballje pritet të jetë më emocionuese se kurrë.

Dueli do të luhet në Berlin dhe sipas raportimëve të fundit rrugët e kryeqytetit gjerman janë tejbushur me tifozë të Zvicrës.

Më vonë në orën 21:00 dueli tjetër i këtij raundi parashikon takimin Gjermani- Danimarkë. Kjo ndeshje sheh disi më favoritë pancerat dhe zhvillohet pikërisht në Iduna Park aty ku kuqezinjtë debutuan me Italinë në Grupin B.

Faza për 1/8-at:

Zvicër- Itali 18:00

Gjermani- Danimarkë 21:00/Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!