Kupa e Amerikës/ Uruguai “përbindësh”, blofi i madh vjen nga Panamaja

Kupa e Amerikës vijon të luhet në SHBA me 4 grupet që janë duke ecur me raundin e dytë teksa janë në kërkim të biletave çerekfinale.

Gjatë mengjesit të sotëm, Uruguai i mbushur plot yje, triumfoi edhe në ndeshjen e dytë të grupit C në “Copa America 2024”, me skuadrën e Bielsa-s që triumfoi 5-0 ndaj Bolivisë në “MetLife Stadium”(Nju Xhersi).

Uruguaianët vendosen shpejt diktatin në fushë teksa zhbllokuan sfidën me Pelistrin në minutën e 8-të për të gjetur shpejt dhe të dytin me yllin e Liverpul Darvin Nunjez (21′).

Goli i tretë erdhi nga Araujo në minutën e 77-të, teksa katër minuta më vonë (81′) futbollisti i Realit të Madridit Valverde realizoi të katërtin. Pa ndalesë, pasi një minutë nga fundi, Bentakur plotësoi ‘manitën’ për 5-0 final.

Befasi absolute në takimin tjetër të Grupit C, ndërsa Panamaja surprizon Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me skuadrën e Panamasë që fitoi 2-1 në takimin e luajtur në Atlanta.

Ndërkohë duke hyrë data 29 qershor zhvillohen dy ndeshjet e dyta të Grupit D. Kolumbi- Kosta Rika (00:00) dhe Paraguaji- Brazil (03:00). /Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!