Largohet ‘truri’ i Egnatias, Fernando ka falenderime

Përmes një postimi në rrjete sociale Fernando Medieros ka njoftuar se ka mbyllur me Egnatian. Braziliani teksa ishte pjesë e rrogozhinasëve për dy vite, ka falënderuar klubin me të cilin fitoi të gjithë trofetë.

Postimi:

“Përmes këtij postimi dua të falënderoj nga zemra Egnatian që më hapi dyert dhe i besoi punës sime! U largova me ndjenjën e detyrës së kryer, duke falënderuar të gjithë punonjësit, stafin dhe menaxhmentin për trajtimin e tyre ndaj meje gjatë këtyre 2 viteve, dhe veçanërisht presidentin Demrozi, për profesionalizmin e tij ndaj meje dhe familjes time.

Historia është shkruar dhe askush nuk do ta fshijë atë. Këtu përjetova momentin më të lumtur të jetës sime dhe më të trishtuarin në të njëjtën kohë. Në Shqipëri i dhashë jetën Jezusit dhe që takova vëllain tim të përjetshëm, RAFAEL. I jam mirënjohës Zotit për gjithçka kemi përjetuar këtu së bashku me ju. Dua të falënderoj të gjithë fansat dhe popullin rrogozhinas që u kujdes për mua”, shkroi ndër të tjera Fernando.

Mesfushori i dalluar (28) arriti të fitojë 2 herë Kupën e Shqipërisë si dhe titullin e kampion.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!