Shqipëri- Spanjë, formacionet zyrtare

Shqipëri-Spanjë sfida e madhe e skuadrës tonë Kombëtare. Kuqezinjtë luajnë sot në Duseldorf përballë një publiku të jashtëzakonshëm tifozësh nga e gjithë shqiptaria me mundësi reale për të shkruar historinë.

Duhet fitorja për të mos mbetur te një pikë që në fund mund të mos vlejë për të shkuar në 1/16-at.

Pak minuta më parë UEFA ka publikuar formacionet e të dyja skuadrave. Silvinjo e nis me aktivizimin e Balliut në vend të Hysajt teksa Laçi e nis nga minuta e parë. Broja nis nga stoli. Sikundër dhe Arbër Hoxha.

Arbitër kryesor Glen Nuberg (Suedi)

SHQIPËRIA: Strakosha, Balliu, Ajeti, Gjimshiti, Mitaj, Ramadani, Asllani, Laçi, Asani, Bajrami, Manaj.
Tr: Silvinjo

Spanja: Raja, Hesus Navas, Vivian, Laport, Grimaldo; Zubimendi, Mikel Merino; Ferran Torres, Dani Olmo, Ojarzabal, Hoselu.
Tr: Luis De La Fuente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!