Holanda tri pikë ndaj Polonisë vendos Veghorst

EURO 2024, Grupi D:
Poloni – Holandë 1-2

Ndeshja Poloni – Holandë e vlefshme për Grupin D të EURO 2024 u vendos në 10 minutat e fundit të kohës së rregullt. Holandezët siguruan fitoren minimale në shifrat 1-2 vetëm falë Veghorst pas shumë minutave ku polakët i vunë edhe në vështirësi.

Dy gola të shënuar në pjesën e parë me Buksa që i dha i pari avntazhin Polonisë dhe Gakpo që barazoi për holandezët pak minuta më vonë. Thuajse e barabartë sfida me rastet e krijuara nga dy ekipet, por balanca prishet në fund.

Në momentin më të mirë të polakëve, Veghorst kthehet në hero sapo hidhet në fushën e lojës duke siguruar këtë fitore për Holandën në nisje të aventurës së tyre europiane. Grupi D kryesohet pikërisht nga Holanda, teksa Austria dhe Franca do të përballen ditën e nesërme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!