Angli cinike, Danimarka surprizohet në fund

EURO 2024, Grupi C:
Slloveni – Danimarkë 1-1
Serbi – Angli 0-1

Nga Sara Gjidiaj

Janë hapur llogaritë edhe në Grupin C të EURO 2024. Vëmendja u përqëndrua në mbrëmje e gjitha për sfidën Serbi – Angli që pa si fitues anglezët me rezultatin minimal 0-1.

Për “3 Luanët” i thjeshtë ishte vetëm goli i Bellingham në minutën e 13′-të pasi pjesa tjetër e lojës foli për kombëtaren serbe. Vuajtje në administrimin e këtij rezultati deri në fund nga anglezët që e nisin me 3 pikë aventurën e tyre europiane.

Më herët, Slloveni – Danimarkë regjistroi dhe barazimin e parë të EURO 2024. Europianin e shkuar pësonte kolalps në fushë ndërsa këtë aktualin Eriksen e hap me gol. Për Slloveninë barazoi Janza.

Kështu, kryesimi i Grupit C i përket Anglisë me 3 pikë, ndjekur nga Danimarka e Sllovenia me nga 1 pikë dhe mbyllur nga Serbia me asnjë të tillë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!