U grind me Humels, ikën trajneri i Dortmund

Edin Terziç largohet nga Borusia Dortmund.Pas ultimatumit të dy ditëve më parë të mbojtësit Mats Humels se; ‘o trajneri o unë’ (shih sportiim.al), sot ka ardhur vendimi.

Trajneri, i cili fitoi Kupën DFB me BVB në 2021, përfundoi nënkampion në kampionatin 2023 dhe arriti në finalen e Ligës së Kampionëve të vitit 2024, i kërkoi BVB-së që t’i ndërpresë kontratën me efekt të menjëhershëm.

Borusia Dortmund ra dakord me kërkesën pas një diskutimi të përbashkët.Megjithatë raportimet e fundit tregojnë se pavarësisht kësaj mase mbrojtësi 35 vjeçar ka deklaruar se do të largohet menjëherë nga Dortmundi. Pista mbetet europa pasi vetë lojtari kishte refuzuar më parë një ofertë nga Arabia Saudite./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!