Shqetësohet Real Madrid, Al Nasr kërkon Rudiger

Arabia Saudite i afrohet Real Madridit. Klubi i Florentino Perez, nga fitimi i pesëmbëdhjetë i Ligës së Kampionëve mund të rrezikojë të humbasë një pjesë thelbësore të praparojës së Merengues.

Sipas asaj që është raportuar nga El Chiringuito TV, Al-Nassr i Kristiano Ronaldo dhe Fernando Hierro, i cili sapo i është bashkuar klubit si drejtori i ri sportiv, dëshiron të punësojë Antonio Rudiger.

Për qendërmbrojtësin gjerman të Realit, në tryezën e bisedimeve është hedhur një propozim prej 100 milionë eurosh për një kontratë katërvjeçare.

Mbrojtësi gjerman që kur u largua nga Çelsi për t’u bashkuar me Real Madridin në Spanjë, ka fituar një Ligë të Kampionëve, një Botëror për Klube, një kampionat spanjoll, një Superkupë UEFA, një Kupë të Spanjës dhe një Superkupë të Spanjës. Për t’u parë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!