Shkëmbi para mediave: Tirana e madhe po vjen

Bledi Shkëmbi i shoqëruar nga drejtori Agim Ibraimi dhe anëtari i Bordit drejtue Grent Halili është prezantuar sot para mediave si trajner i Tiranës për edicionin futbollistik 2024/2025.

Korçari në këtë eksperincë të re, nguli këmbë te rimëkëmbja e shpejtë e grupit të ri teksa nuk la pa përmendur faktin se Tirana ishte ëndërra e madhe e tij për ta drejtuar.

Tirana?

“Falenderoj drejtuesit për mundësinë se bëhet fjalë për Tiranën me histori të madhe. Unë e di mirë çfarë më pret dhe ku kam ardhur. Falenderim edhe për Federatën se më dhanë mundësinë t’i bashkohem këtij klubi të madh. Isha trajner i U17, por dëshira e drejtorit dhe presidentit bënë që të merrja përsipër Tiranën. Kam drejtuar skuadra të tjera, por Tirana është diçka tjetër”.

Do e sjellësh titullin?

“Kur thashë që e di mirë seç më pret i kisha parasysh të gjitha. Nuk mund ta them këtë se gjërat janë me rradhë, duhen lojtarët për të na afruar sa më shumë me titullin. Kam objektiva madhorë se kështu jam unë dhe Tirana. Tirana luan çdo ndeshje për të fituar, kjo është e thjeshtë.

Është një moment delikat për Tiranën, por nuk më frikëson, ndodh edhe me klubet e mëdha të Europës. E rëndësishme është të bëjmë goditjet e duhura për të bërë një skuadër të denjë për këtë fanellë. Në këtë moment, kryesorja janë lojtarët. Pastaj duhet vetëm të punojmë”.

A është Tirana shansi i artë në karrierë?

“Nëse nuk është Tirana shans atëherë jush mund të jetë? Është një markë e madhe nuk është vetëm klub futbolli. Mezi pres të filloj punën, të formoj ekipin dhe unë kam ëndrrat e mia me këtë klub. Jemi pak vonë, por duhet të zgjedhim njerëzit e duhur. Duhen edhe vlerat njerëzore, nuk mjafton vetëm të jesh futbollist i mirë. Tirana ka lojtarë të rinj me kualitet dhe në Europë mund të tregojnë veten, presion kam vetëm për të bërë mirë. Presion tjetër nuk kam, Tirana duhet të fitojë çdo ndeshje edhe nëse është niqësore, kjo është motoja jonë”.

Marrëdhënia me tifozët?

“Nuk jam shquar si afërt me ta edhe kur isha futbollist, më respektojnë dhe i respektoj. Tifozët e Tiranë i njoh mirë, edhe kur kam qenë kundërshtar kam folur mirë për ta. Dua që tifozët t’i bëjmë vërtet në lojtarin e 12. Kur i kam pasur kundërshtar më kanë vënë në presion. Tifozët e “Tironës” të jenë lojtari i 12, nëse mua nuk më shkon puna atëherë do iki, por skuadra është përgjithmonë”.

A do e mbani presionin që ushtron tifozeria e Tiranës?

“Nuk kam ardhur në luftë, presionin di ta mbaj, nëse bën mirë dhe fiton atëherë tifozët i ke në krah, nëse ndodh e kundërta atëherë ikën. Dua që kur Tirona të luajë me Partizanin apo Skënderbeun ata të jenë aty afër nesh dhe të na bëjnë me krahë”, u shpreh trajneri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!