Gega kualifkohet si e fundit, Smajlaj mbetet jashtë

Kampionati Europian i Atletikës ‘Romë 2024’, nisi sot teksa Shqipëria u përfaqësua me dy atletë.

Luiza Gega renditet e teta në baterinë e saj me kohën 9:35.77, dhe e fundit me kohë kualifikuese në dy bateritë për 16 sportistet që kaluan në finalen e së dielës në orën 22:00 në Olimpico të Romës.

Përgjithësisht një garë e kontrolluar nga kampionia e Europës por këtë radhë sportiste të caktauara pritet ta vendosin në vështirësi reordmenen shqiptare.

Sakaq rezultat të mirë por pa mundur dot të klaufikohej për më tej arriti edhe atleti shkodran në këtë Europian Izmir Smajlaj. Në kualifikueset e garës në kërcim së gjati ai arriti rezultatin 7.78 metra.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!