E shkruar, Liga e Kampionëve e di rrugën për në…Madrid

Finale e Champions League në Wembley’: Dortmund- Real 0-2 (Karvajal 74′, Vinicius 83′)

Të gjithë në këmbë për ndeshjen e fundit të Toni Kros me gjermanin që la fushën i përqafuar në të 86′. Në vend të tij Luka Modriç.

Luan keq në pjesën e parë dhe nis të zgjohet në të dytën. Real Madrid merr rrugën për në Madrid me trofeun e 15-të të kompeticionit më të madh për klube në Europë.

Pjesa e parë foli totalisht për ekipin e verdhë të trajnerit Terziç, të cilët krijuan shumë raste të pastra shënimi, duke goditur edhe shtyllën, por i rikthyeri në portë, Kurtua, ishte ai i “vjetri”, më i miri në botë.Paçka se Tedesko e la jashtë listës së Belgjikës….

Pjesa e dytë ishte tjetër histori. Ajo foli më shumë për Realin, që arriti të shënonte 2 herë me Karvahal dhe Vinicius në minutat 74′ dhe 83′. Ky i fundit para ndeshjes u raportua se ishte me pakëz temperaturë…

Më i miri në fushë për të bardhët numri 15, aq sa tituj ka fituar Reali (Valverde). Sikundër dhe Vinicius Zhunior. Trofeu nga duart e Ceferin te Naço që ngre në ‘qiell’ trofeun e fituesit të Ligës së Kampionëve. Në fund mbreti i mbretërve, Karlo Ançeloti./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!