Italia në Koverçiano, Donaruma kapiteni i ri

Një mijë e pesëdhjetë e pesë ditë më vonë, kombëtarja Italiane e futbollit, rivali i Shqipërisë në Grupin B ‘Euro 2024’, gjendet në Koverçiano për të mbrojtur titullin e fituar në Wembley më 11 korrik 2021.

Tre vjet më vonë, pas Botërorit të dytë radhazi në të cilin nuk mori pjesë, misioni i Italisë ka mision të vështirë: të fitojë sërish, të konfirmohet në majat e futbollit europian. Do të jetë shumë e ndërlikuar.

Luçiano Spaletti e di këtë dhe në intervistat e shumta që ka dhënë ditët e fundit nuk ka folur asnjëherë për një objektiv të prekshëm. “Ne duam që italianët të jenë krenarë për këtë kombëtare”.

Nga 27 lojtarët që do të shfaqen sot në grumbullim, vetëm nëntë e fituan titullin tre vjet më parë. Kombëtarja italiane është rinovuar thellësisht, një ekip që ndërkohë ka ndërruar edhe komisar teknik. Bonuçi dhe Kielini nuk janë më përpara mbrojtjes ndërsa portieri Donarumma është kapiteni i ri tre vjet pas Kampionatit Europian.

Barela dhe Kieza janë liderët e rinj. Skamaka i Atalantës me 19 gola këtë sezon por dhe Skalvini vihen në dispozicion vetëm nga java e ardhshme. Me grupin elitar edhe braziliani i natyralizuar Zhorzhinjo ndoshta në xhiron e fundit me të kaltërit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!