Pikante nga sporti i javës

  • U shkarkua nga Vllaznia në mënyrë të mistershme, Qatip Osmani emërohet trajneri i ri i Strugës në Maqedoni të Veriut. Edhe klubi kampion i vendit fqinj shkarkoi 3 javë nga fundi Shpëtim Duron.
  • Tirana largon edhe Erjon Hoxhallarin. Më herët nga bardheblutë ishte divorcuar Filip Najdovski. Aktualisht klubi më i titulluar në vend, figuron pa trajner.
  • AF Elbasani emëroi stafin e ri teknik. Konfirmohet Nevil Dede. Në krah të tiranasit edhe ish-portieri Isli Hidi dhe ish-mbrojtësi Hektor Idrizaj,
  • Egnatia kampione e re e vendit, pas festës në qytet, u prit edhe nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë Bajram Begaj.
  • Rei Manaj bie në gjurmët e skuadrës së sapo ngjitur në Serie A, Komo.
  • Taulant Seferi luajti dje ndeshjen e parafundit sezonale me Bani Yas duke siguruar qëndrimin matematikor në kampionatin e Emirateve të Bashkuara Arabe (1-1).
  • Lionel Mesi shënoi një supergol gjatë natës në Florida për Inter Majemi në humbjen 1-3 me Atlanta Utd. ‘Pleshti’ ka shënuar 13 gola dhe ka dhënë 15 asistime në 13 paraqitje për Interin këtë sezon.
  • Pas prezantimit te Barça, trajneri i ri Hansi Flik ka kërkuar të afrojë te Blaugranët yllin e Leverkusen Florian Virtz. Në plane shitja e Pedrit.
  • Fitoi kampionatin pa vështirësi në Arabinë Saudite, Al Hilal vendos të rinovojë kontratën deri në vitin 2025 portugezit Horge Xhezus.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!