Bëri histori me Ballkanin, Daja deri në 2026-ën, ‘Suharekas’

Ilir Daja nuk ‘lirohet’ nga Ballkani. Tiranasi 57 vjeçar arriti suksese të jashtëzakonëshme me ekipin nga Suhareka teksa në pak vite (janar 2022 e deri tani), arriti ta shpallë dy herë kampion në Kosovë e për më tepër ta dërgojë po dy herë në grupet e Conference League.

Përpos një Superkupe dhe një Kupe. Klubi sot e ka zyrtarizuar. Ilir Daja do të jetë me Ballkanin deri në vitin 2026-të.

Klubi shkruan:

Ne ia kemi besuar dirigjencën e “simfonisë” tonë. Ai me “orkestren” e tij, kompozoi perla të pavdekshme, të cilat tashmë janë gdhendur në partiturat e historisë.Ne i kemi besuar të na prijë betejave. Ai me “kalorësit” e tij, ngriti fronin e lavdisë!Andaj ai padyshim që mbetet njëri prej nesh

Zonja dhe zotrinjë, tifozë të kampionit të Kosovës, me kënaqësinë më të madhe ju njoftojmë se me maestron e fushës së blertë, me profesorin e nderuar, Ilir Daja, kemi vazhduar deri në vitin 2026. Bashkë kemi nisur t’i shkruajmë faqet e historisë së futbollit tonë, bashkë do t’i vazhdojmë!Na priftë e mbara!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!