Mbape e mbyll si kampion te PSG, tifozët: ‘Bir i Parisit’

i përshëndetur nga mijra tifozë në Parc des Princes, Kilian Mbape i dha lamtumirën zyrtarisht PSG duke u shpallur kampion në Ligue 1.

Në ditën e ndeshjes së tij të fundit në shtëpi, pesëmbëdhjetë minuta para ndeshjes kundër Touluzë, Kilian Mbape mori duartrokitjet e ngrohëta të tifozëve të PSG-së:

Kurba shpalosi një banderolë me numrin 7 me krahët e mbledhur dhe dy dafina në anët e saj, me shkrimin : “Bir i periferisë së Parisit, je bërë legjendë e Paris Saint-Germain-it”. Mbape la nxehmjen dhe shkoi për të përqafuar tifozët. Një ceremoni e thjeshtë e cila u duk jo në dakortësi me klubin.

Mbape pritet ti bashkohet pas finales së Champions skuadrës së re, Real Madrid. Video:

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!