Kthehet pas 21 viteve në A, Komo zgjohet në festë

Pas Parmës së promovuar javën e kaluar edhe Komo kthehet në Serie A. Skuadra e dytë e Serie B vjen në elitë pas 21 vitesh dhe festa e tyre gjatë ndeshjes me Kozencën 1-1 ka vijuar në qytet.

Madje gjatë gjithë natës: filloi brenda dhe rreth stadiumit, më pas vazhdoi përgjatë liqenit deri në Piazza Cavour. Më tej tifozët filluan të vërshojnë drejt Piazza Cavour dhe Piazza Volt ku ishin përqendruar festimet.

Ndërkaq pas përfundimit të 38-të javëve të rregullta Serie B vijon traditën me fazën play off dhe play out. Në krye (vendi i tretë deri te i teti) për biletën e fundit të ngjitjes në Serie A ndërsa Tërnana dhe Bari (paly out) për të evituar zbritjen në C.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!