Shkupi emëron Ernest Gjokën në timon
Shkupi lufton për titull, barazimi i fundit shkund ‘drejtuesit’, Gjoka me mision…
Ernest Gjoka rikthehet të drejtojë një skuadër të re. Zhvillimet e fundit te skuadra e Shkupit në Prva Liga të Maqedonisë së Veriut, teksa dje barazoi 0-0 me Sileks, i kanë shtyrë drejtusit të hedhin veshtrimin te një trajner me eksperiencë.
Vetë Gjoka pas akordit paraprak është shprehur;
“Jam i kënaqur që kam ardhur në një skuadër siç është Shkupi, një skuadër që është ndërtuar për të dalë kampion, një skuadër elitare e futbollit të Maqedonisë. Sigurisht se jam i lumtur që jam bashkuar me ta. Kështu që mendoj dhe shpresoj që së bashku të gjithë, që këto pesë finale t’i kthejmë në favorin tonë, pse jo të kërkojmë titullin kampion për atë që edhe është ndërtuar kjo skuadër”, tha Gjoka pas firmës në marrëveshjen që e lidh me klubin.
Gjoka zbriti menjëherë në fushën stërvitore me të tijtë për të bërë të pamundurën që në 5 javët e fundit të kapë kreun që mbahet nga Struga.