Inzagi plot shkëlqim, fiton ‘Çmimin Bearzot’, veshtrimi nga…kontrata e re

Në pritje për të fituar matematikisht skudeton 2023/24 për yllin e dytë të Interit, Simone Inzagi mori “Çmimin Bearzot” në Sallën e Nderit Coni. Dhe trajneri i zikaltërve ka shfrytëzuar rastin për të folur për objektivin italian dhe të ardhmen.

“Ne e dimë se çfarë kemi bërë që nga 13 korriku. Jemi afër qëllimit që kemi ëndërruar – deklaroi ai -. Shumë nuk na parashikuan në fillim, por unë kam një grup solid, një klub të madh dhe një publik të madh që na ka mbështetur gjithmonë”.

“E ardhmja? Interi më ka dhënë shumë, jemi rritur goxha. Erdha në një moment të vështirë dhe së bashku me ndihmën e klubit kemi bërë këtë rrugëtim”. Jam mirë, kam një klub të fortë. Ne do të flasim në fund të vitit, por nuk do të ketë asnjë problem për të vazhduar këtë rrugë”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!