Rubiales, ish presidenti në pranga

U shfaq në Spanjë por sot ish-presidenti i Federatës Spanjolle, Luis Rubiales, u ndalua nga autoritet policore në aeroportin Barajas, në Madrid. Rubiales ishte duke u kthyer nga Republika Domenikane.
Ndërkaq javën e kaluar, ‘Fiscalía’ spanjolle lëshoi një urdhër arresti ndërkombëtar për atë, në lidhje me kontrata të parregullta, duke përfshirë transferimin e Superkupës së Spanjës në Arabinë Saudite.
Tani problemet për ish presidentin janë shtuar pasi mbë të duket se rëndon ende puthja e vjedhur në Australi ndaj Hermosos, gjatë festës së trofeut të Botërorit për femra.