Gjysmëfinale/ Kukësi mposht Tiranën, Egnatia kalon Vllazninë

Në gjysmëfinalen e vajtjes së Kupës së Shqipërisë, Egnatia ka mundur Vllazninë me rezultatin 1-0 me një gol të bukur të Fernandos.
Vllaznia e mbylli me dy futbollistë më pak teksa Stojanoviç dhe në fund Hakaj u ndëshkuan me të kuqe.
Ndërkohë surpriza e madhe vjen nga Kukësi i cili mposhti 2-0 Tiranën në gjysmëfinalen tjetër të luajtur po në orën 15:00. Dy golat e Kukësit u shënuan nga Mingo (19′) dhe Solodovnikov (59′)