Militao rikthehet te Reali i fushës, ngec Siti, tri barazime në Bundesligë

Liverpul- Brajton dhe Mançester Siti- Arsenal ishin dy sfidat e sotme për javën e 30-të në Premier League. Pas fitores me përmbysje të Liverpuit ndaj ekipit të De Zerbit 2-1 radha i takoi supersfidës Mançester Siti- Arsenal e cila përfundoi 0-0.

La Liga (java e 30), u luajtën duelet; Selta- Vajekano 0-0, Zhirona- Betis 3-2, Alaves- Sociedad 0-1 dhe Real Madrid-Bilbao 2-0. E veçanta e madhe e kësaj përballjeje lidhet me rikthimin e Eder Militaos, mbrojtësit brazilian të galaktikëve pas afro 10 muajave jashtë.

Bundesligë, java e 27-të parashikoi tre duele. Augsburg- Këln 1-1 Shtutgart-Heindenheim 3-3 dhe Bohum- Darmstadt 2-2.

Francë për javën e 27-të të Ligue 1, spikati dueli Marsejë- PSG 0-2. ndërsa të tjerat dhanë këto shifra: Lorient- Brest 0-1, Nicë- Nantë 1-2, Kleremont- Tuluzë 0-3, Lë Havre-Montpelje 0-2 dhe Strasburg- Reims 2-0./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!