Mbyllën pjesët e para, Jazxhi mban para Teutën, barazim në Shkodër

Teuta e sheh vetëm në epërsi pas 45′ teksa një gol spektakolar i Artan Jazxhi në fund të pjesës së parë ka dërguar në ‘qiell të shtatë’ durrsakët

Teuta udhëheq ndaj Tiranës 1-0, me golin e shënuar në fundin e pjesës së parë nga Jazxhi ndërsa me një gjuajtje të bukur në hyrje të zonës kaloi porterin bardheblu.

Në Shkodër, aty ku Vllaznia ndeshet me Erzenin nuk ka fitues në këtë pjesë të parë. Fillimisht vendasit realizuan me Bekim Balajn në minutën e 29-të, por pas pak minutave (39′) Blazeviç për shijakasit vendosi baraspeshën përmes një goli ku faj pati edhe mbrojtësi Stojanoviç.

Ndërkohë në të dytën në Shkodër nuk ndryshon asgjë ndërsa te Tirana- teuta realizohen edhe nga një gol për secilën skuadër me shifrat finalë 1-2

Abisnet Superiore, java e 29:

Tirana- Teuta 1-2 final

Vllaznia- Erzeni 1-1 final

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!