Gaboi në Valencia- Real, Manzano rrezikon pezullimin

Në qendër të një skandali sportiv ka rënë arbitri Gil Manzano në fundin e ndeshjes Valencia-Real (2-2) teksa Belingam po shënonte golin për 2-3 kur për habi gjyqtari vërshëlleu për fundin e takimit.

Me shumë gjasë Gil Manzano rrezikon të mos arbitrojë sërish për disa kohë, teksa dënimi i tij duket i pashmangëshëm.

Çfarë rrezikon Gil Manzano? Duke qenë se këto veprime janë objekt i një skandali të vërtetë në La Liga, Komisioni i Arbitrave do të merret me këtë çështje me urgjencë.

Ai do të shqyrtojë të gjithë takimin, por arbitri i njohur vërtetë rrezikon sanksione. Vajadolid përjetoi një situatë të ngjashme sezonin e kaluar dhe arbitri Ortiz Arias u ndalua të gjykonte. Madrilenia AS raporton lajmin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!