Skëndebeu triumfon në Laç, Dinamo një pikë ndaj Egnatias

Abissnet Superiore, Java 26:
Laçi – Skënderbeu 0-1 (Nikaj 90′)
Egnatia – Dinamo 1-1 (Zejnullai 50’/ Kaçorri 63′)

Java e 26-të Abissnet Superiore mori udhë me përballjet Laçi – Skënderbeu dhe Egnatia – Dinamo. Korçarët prishën në Laç serinë pa humbje të kurbinasve vetëm në minutën e fundit të kohës së rregullt, ndërsa një barazim u regjistrua në Rrogozhinë aty ku u luajt pa spektatorë.

Dy momente për t’u fiksuar në duelin mes bardhezinjve dhe juglindorëve. Një predhë e Melos që ndalet vetëm nga traversa dhe goli i Nikajt në limite me vlerën e 3 pikëve në favor të korçarëve që ngjiten në “Final Four”.

Sakaq, një pjesë e parë e mbyllur me rrjeta të paprekura në Rrogozhinë dhe një e dytë e shënjuar nga 2 gola mjaft të bukur. Fillimisht vendasit kalojnë përpara me Zejnullain dhe miqtë barazojnë falë Kaçorrit pak minuta më vonë.

Një tjetër ndeshje pa fitore për Egnatian e vendit të parë që ngushton diferencën me ndjekësit dhe një pikë jo shumë e kënaqshme për Dinamon që tenton zonën europiane. Sa i përket Laçit, kurbinasit tashmë mund t’i trembë presioni i zonës së ftohtë./Sara Gjidiaj/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!