Murinjo: Të respektojmë vendimin e…Romës

Zhoze Murinjo kthehet të flasë për shkarkimin që i bëri Roma pak javë më parë. Portugezi e bën këtë përmes një artikulli të botuar në Pulse Nigeria, si ambasador global i Football.com.

Ai foli për divorcin me Romën duke u mjaftuar me fjalët: “Duhet të respektojmë vendimin e tyre, besoj se tifozët janë gjithmonë zemra e skuadrave, por ka një klub dhe kur merr një vendim, thjesht duhet ta respektosh atë. Unë i dhashë gjithë zemrën Romës”.

Ndërkohë emri i Murinjo lidhet gjithnjë e më shumë me kalimin te Bajern Mynih. Me Tuhel në prag shkarkimi, Murinjo dhe Flik po lakohen shumë te bavarezët.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!