Galardo lë jashtë Benzemanë në Championsin aziatik

Karim Benzema nuk do të marrë pjesë në ndeshjen e Al Itihad në Ligën e Kampionëve të Azisë.

Sipas rregullores, nuk lejohen më shumë se pesë futbollistë jo-aziatikë që mund të marrin pjesë në kompeticion dhe Marcelo Galardo ka vendosur të përjashtojë ish-lojtarin francez të Real Madridit, i cili ka qenë në vështirësi javët e fundit.

Argjentinasi ka preferuar si jo aziatikë Ahmed Hegazi, N’Golo Kante, Fabinjo, Romarinjo dhe Abderrazak Hamdallah për të garuar në raundin për 1/8-at kundër klubit uzbek Navbahor Namangan.

Ndeshja e vajtjes do të zhvillohet të enjten ora 15:00 ndërsa e kthimit më 22 shkurt në Jedah (Arabi Saudite, 17:00)/Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!