Shehi para Egnatias: Jemi të motivuar, ‘Final 4’ zbeh garën por…

Partizani do të presë Egnatian nesër (e shtunë ora 16:00) në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 22-të në Superiore. Në prag të supersfidës Partizani- Egnatia, trajneri i të kuqve Orges Shehi, ka dalë para mediave për të dhënë përgjigjet për shtypin sportiv.

Egnatia skuadra për tu mundur në kampionat –Unë mendoj që çdo skuadër është për tu mundur sidomos kundërshtari i radhës, pasi të gjitha kanë objektiva dhe kërkojnë të bëjnë më të mirën. Final 4 e zbeh pak luftën sportive përsa i përket pikëve, nuk i fut skuadrat në stres për të kapur kundërshtarët. Ne futemi në çdo ndeshje për ta fituar dhe në aspektin personal motivimi është prezent dhe më i lehtë. Skuadra më e fortë e momentit është gjithmonë skuadra e radhës, aty është përqëndrimi më i madh.

Kontigjenti –Keko është i dëmtuar që ka ardhur nga hiçi, ka një flluskë që i shkaktohet nga këpucët, ajo pjesë është infektuar për fat të keq dhe ka 8 ditë jasht skuadrës dhe i duhet pak kohë të kthehet. Pjesa tjetër iu kërkojmë lojtarëve të jenë sa më në formë. Mehmeti është rikthyer në stërvitje, të gjithë po mundohen të kthehen në formën e tyre më të mirë fizike. Duhet të jemi të kujdesshëm me Skukën përsa i përket formës së tij duhet të menaxhojmë që mos humbim cilësitë e tij. Nuk kemi pse presim ardhje të tjera, kur trajneri vjen në janar do të ndërtojë lojën sipas cilësive dhe lojtarëve që ka.

Ju ka shqetësuar këto ditë hipoteza e shitjes së Maget? – Kur është një periudhë merkato dhe kur ke lojtarë cilësorë zërat do të jenë prezent gjithmonë po ashtu kërkesat . Maguette është një lojtar i ri , me prespektivë është një lojtar kyç i joni. Duke patur lojtar të tillë si Maguette, Rrapaj, Cara apo të tjerë gjithmonë ofertat janë prezente. Po këto do të vlerësohen në bazë të objektivave dhe në bazë të cilësive që lojtari ka ,sepse ne nuk duam që të fokusohemi te trasfertat dhe të humbasim objektivat. Besoj se çdo gjë është e mbyllur në këtë periudhë. Lojtarët janë këtu dhe për të dhënë më të mirën, nuk e di çdo të ndodhë në qershor

Dy ndeshjet me Egnatian janë mbyllur në barazim: Kemi shumë barazime me Egnatian, por nesër do futemi për ta fituar ndeshjen, se çfarë do të prodhojë fusha ajo është diçka tjetër pastaj. Kemi skuadër me cilësi dhe karakter, çdonjeri e ka në kokë që duhet fituar ndeshja, me këtë filozofi do të ecim për tu përmirësuar gjithë kohën.

Afrimi Mikuliç?Nuk është se kemi qenë pa lojtarë, por kërkojmë të kemi alternativa më shumë, nuk është se kishim boshllëqe të mëdha në mbrojtje. Afrimit të fundit do i duhet pak kohë të stërvitet me ne, mënyrën se si ne luajmë , të marr gjendjen e tij optimale pasi kampionati kur ai ka luajtur ka përfunduar para dy muajsh. Lojtarët që janë kanë besimin tim të plotë.

Gjendja e skuadrës?Mehmeti prej dy ditësh është bashkuar me grupin edhe nesër do të jetë pjesë e skuadrës, ndërsa Bintsouka do i duhet edhe pak kohë.

Afrimet e Egnatias në merkaton e Janarit… Çdo kundërshtar kur ndryshon lojtarët , ndryshon mënyrën e lojës. Ne na mbetet të analizojmë ndeshjet që kanë luajtur me lojtarët e rinj. E thash edhe më përpara ne jemi të fokusuar vetëm tek ajo që ne duam të bëjmë , patjetër duke marrë edhe masat për kundërshtarin.

Distanca prej 10 pikësh nga Egnatia ? Mendoj se kemi një format që është tërësisht i ndryshuar nga formati i mëparshëm. E thash edhe pak më parë që të gjithë skuadrat janë të fokusuar te Final 4, por që të shkosh në Final 4 duhet të jesh në katër vendet e para. Ne kërkojmë që gjithmonë të përmirësohemi. Nuk është sfida ajo që pas 36 javëve të dalësh i pari, pamvarësisht se çdo njeri kërkon të fitoj çdo ndeshje dhe fitimi i ndeshjeve sjell një atmosferë tjetër. Fitimi i ndeshjeve sjell më pak situata negative dhe ke më pak për të korrigjuar. Po të kishte qenë një kampionat siç kanë qenë të tjerët nuk besoj se do të ishte kjo diferencë pikësh.   

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!