Ronaldo shtyn ndeshjet në Kinë, shkak dëmtimi
Al Nasr ka vendosur të shtyjë dy ndeshjet miqësore të planifikuara në Kinë për nesër dhe të dielën e ardhshme për një datë të mëvonshme për shkak të dëmtimit të yllit portugez Kristiano Ronaldo.
CR7, i cili padyshim do të ishte epiqendra e vëmendjes për publikun sportiv kinez, mbajti një konferencë shtypi në të cilën shpjegoi pse nuk mund të luante.
“Siç e dini në futboll ka gjëra që nuk mund t’i kontrolloni. Në 22 vjet nuk kam pasur shumë lëndime, kështu që jam shumë i trishtuar sepse unë dhe Al Nassr kemi ardhur për të shijuar këtë turne. Kam qenë shumë herë në Kinë, e para në vitin 2003 apo 2004. Këtu ndihem si në shtëpinë time, ndihem sikur është shtëpia ime e dytë”.
Ndërkaq Al Nasr lëshoi një deklaratë duke njoftuar shtyrjen e ndeshjeve për një datë të mëvonshme, pa specifikuar arsyen. Biletat për ndeshjet kundër Shangai Shenua dhe Zhejiang u shitën brenda pak minutash.
Cristiano Ronaldo’s message to the Chinese fans:
— Al Nassr Zone (@TheNassrZone) January 23, 2024
“I love this country (China). I love being here. I love being with you. I want to play for you.”
pic.twitter.com/dBHxg9uPDM