Superkupa e Spanjës, Perez premton bonuse skuadrës e stafit

Real Madrid dhe Barcelona do të luajnë të dielën finalen e Superkupës së Spanjës në Riad të Arabisë Saudite. (20:00 me orën e Shqipërisë)

Ma kampinatin që udhëhiqet nga Real Madrid, El Clasico e famshme do të zbulojë se kush do të fitojë titullin e parë të sezonit në Spanjë.

Finanacat gjithnjë e në rritje pasi do të ketë edhe një milion euro shtesë për fituesin ndërsa 6 janë të siguruara për të dy klubet për pjesëmarrjen si dhe për fitoret respektive në gjysmëfinale, përkatësisht kundër Atletiko Madrid dhe Osasunas.

Ndërkohë për të inkurajuar të tijtë siç raporton Defensa Central, presidenti i Los Blancos, Florentino Perez, i ka komunikuar kapitennit Naço se në rast fitoreje të trofeut do të ketë nga rreth 150 mijë euro për çdo lojtar dhe anëtar të stafit teknik. Pra rreth 4 milionë euro që klubi do të derdhte në formë bonusi./Foto X)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!