Ronaldo ’54’/ Ftoj yjet të vijnë në Ligën Pro Saudite

Goli i 54 i Kristiano Ronaldos erdhi dje në suksesin e Al Nasr ndaj Al Taun 4-1 duke arritur në 54 gola në vitin kalendarik 2023 dhe duke u bërë sulmuesi më me shumë gola në botë.

Në fund të ndeshjes ish-lojtari i Real Madrid bëri disa deklarata për gazetarët sauditë:

“ Vitin e ardhshëm do të provoj për të bërë si këtë vit. Jam i lumtur sepse vendimin për të ardhur këtu e mora kur askush nuk e besonte, por kjo është e kaluara dhe nuk më intereson.

Tani gjëja më e rëndësishme është që Liga Pro Saudite po rritet. Lojtarët tani duan të vijnë këtu sepse e dinë që liga është konkurruese. Tani e gjithë bota e shikon këtë kampionat dhe i këshilloj lojtarët e mëdhenj të vijnë këtu, do të jenë të mirëpritur.”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!