Benzema rigjen Ronaldon, pas pak, rivalë në Arabinë Saudite
Dy humbje radhazi dhe 22 pikë ngakreu. Al Itihad pjesëmarrës në Botërorin e Klubeve fituar pak ditë më parë nga mançseter Siti, nuk arriti të rikthehej në rrugën e duhur me Marselo Galardon në timon dhe tani sezoni i kampionëve në fuqiduket në udhëkryq.
Ndeshja e sotme në 19:00 ndaj Al Nasr mund të motivojë Benzeman dhe bashkëlojtarët e tij, në kërkim të një shkëndije shprese për t’u bërë sërish protagonistë në kampinatin e Arabisë Saudite.
Nga ana tjetër, skuadra e drejtuar nga Kristiano Ronaldo nuk mund të gabojë asnjë ndeshje pasi lideri Al-Hilal është 10 pikë larg.
Ja formacionet zyrtare për rikuperimin e ditës së 17-të:
Al Itihad (4-2-3-1): Al Muaiouf; Al Sahafi, Kadesh, Fabinjo, Al Havsavi; Kante, Al Ghamdi; Romarinjo, Hamdallah, Koronado; Benzema.
Al Nasr (4-2-3-1): Al Aqidi; Al Ghannam, Lajami, Laporte, Tejes; Fofana, Brozoviç; Taliska, Otavio, Mane; Ronaldo.