Drita thyen Ballkanin në duelin e prapambetur

U zhvillua këtë mesditë sfida e prapamebtur e javës së tretë në Superligën e Kosovës ndërmjet Dritës së Gjilanit dhe Ballkanit nga Suhareka.

Bajram Jashanica shënoi në minutën e 7-të për Ballkanin duke dhënë idenë se skuadra e famshme e Kosovës e cila sapo mbylli aventurën e dytë në Grupet e Conference League do ta kishte të lehtë fitoren.

Mirpo reagimi i gjilanasëve ishte i menjëhershëm dhe Blend Baftiu në të 29-ën dhe ish sulmuesi i Apolonisë dhe Teutës, Blerim Krasniqi (44′) përmbysën shifrat në 2-1.

Në pjesën e dytë megjithë orvajtjet e miqëve nuk pati gola dhe e gjithë ndeshja u mbyll 2-1. Kjo bëri që Drita të ngjitet në vendine dytë (aq sa Llapi) me 34 pikë ndërsa Ballkani i Dajës të mbetet në krye me 39 të tilla. /Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!