Ramadani goli me ‘shenjë’, në Torino katër shqiptarë në fushë

Ngjarja e ditës, padyshim lidhet me golin e parë të futbollistit kuqezi Ylber Ramadani në Serie A me Leçen.

Në minutën e 89’, në Leçe- Frozinone, mesfushori lëshoi një predhë nga distanca duke e depozituar në rrjetë e dërguar në festë të çmendur të gjithë në ‘Via del Mare’ për shifrat finalë 2-1.

“Këtë gol ia dedikoj para të gjithëve gruas time, duke marrë në konsideratë faktin që jemi në pritje të një fëmijë”, zbuloi për mediat pas ndeshjes Ramadani.

Ndërkaq po sot Napoli fitoi 2-1 me Kaljarin ndërsa për javën e 16-të u luajt edhe sfida e fundit e së shtunës mes Torinos së Vojvodës dhe Empolit me E.Berishën, Ismajlin dhe Stiven Shendin në fushë (1-0 final).

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!