Euro U17 për vajza / Shqipëria U17 fiton ndaj Kazakistanit

Është përmbyllur me sukses turneu “UEFA Women’s U-17 Championship” për Grupin B4, që u mirëprit dhe u organizua nga FSHF. Në këtë turne morën pjesë kombëtare e vajzave të Shqipërisë, Uellsit, Ishujve Faroe dhe Kazakistanit, ndërsa ndeshjet u luajtën në stadiumin “Elbasan Arena” dhe në “Shtëpinë e Futbollit”.

Shqipëria e vajzave U-17 zhvilloi edhe takimin e fundit në grup ndaj Kazakistanit. Ndeshja u luajt në stadiumin “Elbasan Arena” dhe përfundoi me fitoren 1-0 të vajzave kuqezi, falë golit të Klevisa Ndocit në minutën e 50-të.

Trajneri Agustin Kola e nisi me këtë formacion titullar sfidën ndaj Kazakistanit: Amelia Mone (GK), Leoselda Stalaj, Isabella Kuci, Angela Nika, Stela Vata, Xhesika Ndoj, Tiana Gjonaj, Klesta Ago (C), Klevisa Ndoci, Erika Nushi, Emma Xhumaqi.

Ndeshja nisi mirë për Shqipërinë që u hodh në sulm që në fillim për të gjetur golin. Në minutën e 13-të Ndoci pati një rast të mirë shënimi por u ndal nga portierja. Ndërsa në fundin e pjesës së parë një rast të artë shënimi pati edhe Ndoj por nuk ja doli mbanë ta zhbllokonte takimin.

Fraksioni i dytë nisi njëjt si i pari me vajzat kuqezi në kërkim të golit. Në minutën e 50-të Klevisa Ndoci realizoi për Shqipërinë, pas një aksioni të bukur që u finalizua me gol pas një goditjeje nga brenda zonës. Deri në fund Shqipëria administroi rezultatin dhe siguroi fitoren e parë në këto kualifikuese.

Ndeshja tjetër e Grupit B4, mes Ishujve Faroe dhe Uellsit u luajt në “Shtëpinë e Futbollit” dhe përfundoi me rezultatin e thellë 0-6. Vajzat e Uellsit dominuan të gjithë takimin dhe realizuan nga tre gola në të dyja pjesët.

Përsa i përket renditjes përfundimtare, vajzat e Uellsit e mbyllën në vendin e parë me 9 pikë. Vajzat e Ishujve Faroe  në vendin e dytë me 6 pikë, ndërsa vajzat e Shqipërisë në vendin e tretë me 3 pikë. Në Grupin B4 vajzat e Kazakistanit u renditën të fundit me 0 pikë.

Më poshtë rezultatet  dhe renditja e ndeshjeve kualifikuese të Grupit B4 të Europianit U-17:

Datë 24.11.2023

Kazakistan– Ishujt Faroe 1-2

Uells – Shqipëri 2-0

Datë 27.11.2023

Uells – Kazakistan 1-0

Ishujt Faroe -Shqipëri 3-0

Datë 30.11.2023

Ishujt Faroe – Uells 0-6

Shqipëri – Kazakistan 1-0

Renditja:

1 Uells 9 pikë

2 Ishujt Faroe 6 pikë

3 Shqipëri  3 pikë

4 Kazakistan  0 pikë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!