U19 kuqezi humb sërish, mbetet e fundit me zero pikë

Shqipëria U19 vijon të zhgënej në kualifikuese. Në deshjen e tretë për Grupin 13 sot Shqipëria e trajnerit Ervin Bulku është mundur në “Elbasan Arena” nga Sllovenia U19 me rezultatin 0-1.
Golin e vetëm për sllovenët e shënoi Maçak në minutën e 48-të. Grupi kryesohet nga Belgjika me 7 pikë, ndjek Sllovenia me 5 pikë, Irlanda 4 pikë dhe mbyll grupin Shqipëria me 0 pikë.