Gavi lë ndeshjen në mes, dëmtimi shoqërohet me lot…

Probleme për Gavi i cili u dëmtua sot në ndeshjen Spanjë-Gjeorgji, e luajtur në Nuevo José Zorrilla në Vajadolid. Mesfushori i Barcelonës ka pësuar një goditje të rëndë në minutën e 21-të të ndeshjes, duke u ankuar për një problem në gjurin e djathtë.

Në momentin që lojtari vazhdoi të luante, më pas lëndoi sërish të njëjtin gju teksa përpiqej të kontrollonte një top. Në atë moment erdhi ndryshimi.

Lojtari u largua nga fusha i përlotur dhe dukshëm me dhimbje. Federata Spanjolle e Futbollit ka konfirmuar seriozitetin e dëmtimit dhe do të nevojiten qartësime të mëtejshme lidhur me situatën e re Gavi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!