UEFA prezanton topin zyrtar të ‘Euro 2024’

Topi zyrtar që do të përdoret në fazën finale të Euro 2024 u prezantua sot gjatë një eventi special të organizuar nga UEFA dhe Adidas në “Olympiastadion” në Berlin.

Ai do të quhet “Fussballliebe”, ose “dashuria për futbollin” (në gjermanisht) dhe do të prezantojë për herë të parë teknologjinë “Adidas Connected Ball”, duke ofruar një pamje të paparë të çdo elementi të lëvizjes së topit dhe duke lehtësuar punën e VAR-it.

Fussballliebe përfaqëson lëvizjen e topit dhe energjinë e lojës përmes krahëve të zinj të theksuar me skaje, kthesa dhe pika me ngjyra. Përdorimi i ngjyrave të kuqe, blu, jeshile dhe portokalli përcjell gjallërinë e ekipeve konkurruese ashtu edhe thjeshtësinë e pastër të futbollit që gjeneron dashurinë e tifozëve në mbarë botën.

Mbi top emri i secilit prej stadiumeve të turneut së bashku me emrin e çdo qyteti pritës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!