Kombëtarja A mbërrin në Moldavi

Shqipëria luan nesër në orën 18:00 në “Zimbru” (Kishiniev) ndeshjen e parafundit të fushatës kualifikuese.

Mëngjesin e sotëm Kombëtarja Kuqezi u nis nga Rinasi për në Kishinau të Moldavisë për t’u akomoduar e më pas për të zhvilluar njërën nga dy ndeshjet e fundit të kualifikueseve të Grupit E ‘Euro 2024’.

Ekipi Kombëtar dhe i gjithë delegacioni që shoqëron, sapo ka dalë nga aeroporti i kryeqytetit moldav dhe tani po kryen lëvizjen me autobuz drejt hotelit.

Kombëtarja do të zhvillojë seancën zyrtare stërvitore në ora 17:00 në stadiumin e ndeshjes “Zimbru”.

Në axhendë edhe konferenca për shtyp e trajnerit Silvinjo (16:15 (CET). Grupi E kryesohet nga Shqipëria me 13 pikë ndërsa me një pikë në dy sfidat përmbyllëse, çertefikon një biletë për në Gjermani 2024./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!