Akordi/ Galardo gati të marrë Al Itihad
Marselo Galardo do të nënshkruajë si trajner i ri i Al-Itihad me kontratë të vlefshme deri në qershor 2025.
Ai gjithashtu do të përfshijë një opsion zgjatjeje për 18 muaj të tjerë, deri në qershor 2027.
Argjentinasi do të marrë vendin e Nuno Espirito Santo të larguar pak ditë më parë. Kjo do të ishte aventura e parë e argjentinasit 47 vjeçar larg Argjentinës. Më herët ai ka drejtuar Nacional dhe River Plate.