Osmani: Mobilizim para Laçit, Vllaznia ka kualitet për të fituar

Trajneri i Vllaznisë Qatip Osmani u shpreh para takimit të nesërm me Laçin (17:00) se skuadra e tij ka kualitet për të shkuar te fitorja. Sikundër u shpreh dhe para takimit të javës së kaluar ndaj Partizanit…

Sot tekniku kërkoi mes të tjerave mobilizim të madh pasi mungesa e Balajt për kartonë por dhe e pikëpyetjeve të tjera që lidhen me formacionin shtojnë vështirësitë ndaj kurbinasëve.

Osmani:

“Shikoj një shqetësim për këto rezultate që janë. Jemi munduar që me biseda individuale, me qëllim sa më të gatshëm të presim lojën me Laçin. Ngërçi i Vllaznisë? Ato probleme që u shfaqën në lojë, i kemi punuar këto ditë. Momentalisht ekipit i duhet një qetësi maksimale për lojën me Laçin.

Masa pas ndeshjes me Partizanin?-Ne kemi pasur shumë gabime individuale. Dhe golat që i pësuam nga këto gabime që erdhën në vendosje dhe për mendimin tim nuk duhet t’i pësonim ato gola.

Ndryshime? Kartoni i Bekim Balajt dhe lëndimet na detyrojnë të ketë ndryshime. Do të ketë, por jo shumë.

Dëmtimet e Smajlit, Malës?– Edhe Smajli dhe Mala janë lojtarë kualitativë dhe për ata do shohim nesër. Megjithatë edhe këto zëvendësimet që i kemi duhet t’i përkrahim dhe të hyjmë në fushë maksimalisht të mobilizuar. Opsioni është fitorja.

Pjesa e dytë si ndaj Erzenit ashtu dhe Partizanit jo e duhura..-Ne në fillim të pjesës së dytë, shumë herët e morëm atë golin që na çoi një hap pas. Gjatë asaj pjese u munduam të ndryshonim diçka, por nuk ia arritëm. Për nesër mendoj se qasja e pjesës së dytë, sepse kjo na ndodhi dhe me Erzenin, duhet ta kuptojmë që loja është 90 minuta dhe duhet luajtur deri në fund.

Jeni 1 pikë larg fundit dhe thoni besoj te ‘Final 4’...Besoj se mundësitë janë për katërshe. Vendi i katërt me të fundit janë tre pikë diferencë. Kampionati është i tillë që me një seri fitoresh merr një krah tjetër. Ne mendojmë vetëm për fitore.

Sa e njihni Laçin…?– Është një ekip që nuk duhet të frikemi. Laçi është një ekip taktikisht shumë i disiplinuar. Lojërat që ka humbur, nuk i ka humbur me më shumë se një gol diferencë. Bëhët fjalë për një ekip kualitativ, me lojtarë më përvojë dhe të rinj. Megjithatë Vllaznia ka kualitet për ta fituar këtë ndeshje”./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!